Tre persona nga fshati Muqivërc i Kamenicës janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur armë, fishekë, para të gatshme dhe substancë narkotike.
Sipas raportit të policisë, gjatë operacionit janë konfiskuar: një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të kalibrave të ndryshëm, rreth 1.1 gram substancë narkotike, si dhe një sasi e paidentifikuar parash të gatshme.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.