Imri Ahmeti në Gumnasellë: Qytetarët besojnë në programin tonë të zhvillimit

by Nexhat

Numëri një i Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti për kryetar të Lipjanit, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Gumnasellës, ku mori mbështetje të gjerë nga banorët e kësaj ane.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka theksuar se përkrahja e qytetarëve është tregues i besimit në rrugën e zhvillimit që ai dhe ekipi i tij po ofrojnë.

banner

“Mbështetje e jashtëzakonshme e qytetarëve punëtorë në Gumnasellë, të cilët dëshmuan besimin e tyre të pakursyer në rrugën e zhvillimit. Tubime si ky tregojnë qartë se qytetarët besojnë në programin tonë, i cili nuk është thjesht një listë premtimesh, por një plan i qartë që fokusohet në zhvillim, bujqësi, arsimin dhe shëndetësinë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shtoi se për Lipjanin nuk do të ketë vetëm fjalë, por punë konkrete, duke falënderuar qytetarët e Gumnasellës për përkrahjen masovike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy