LVV në Kaçanik premton zhvillim e kushte më të mira

by Nexhat

Fshati Biçec ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit.

Duke i dhënë mbështetje dhe kërkuar votën e banorëve te këtij fshati, për kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka, Kurti tha se ndryshimi i ka ndodhë e që ky ndryshim do të vazhdojë edhe nëpër komunat e Kosovës me udhëheqjen e Lëvizjes.

banner

“Ky ndryshim që të jetë edhe më i prekshëm edhe më, në Komunën e Kaçanikut kemi nevojë që të arriturat e mëdha të Kosovës t’i përcjellim edhe këtu dhe për këtë na duhet ndryshimi e ku ky ndryshim e ka emrin e kryetarit të ardhshëm Jeton Raka”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka, u shpreh i vendosur për të sjellë zhvillim dhe kushte më të mira për qytetarët e kësaj komune.

“Fshati Biçec e të gjitha fshatrat do të zhvillohen barabartë e proporcionalisht. Kaçaniku ka problem me furnizim me ujë të pijshëm, ka nevojë çerdhe një lagje që është lënë në harresë. Komunën e Kaçanikut e kemi vetëm një çerdhe dhe jemi zotu që kemi me pasur edhe tri çerdhe të tjera për fshatrat e mëdhenj në të njëjtën kohë do t’u jepet mundësia që edhe grave të jenë të lira. Komuna e Kaçanikut ka me u shndërrua në kantier të investimeve kapitale, 13 milion euro janë të buxhetuara”, tha Raka

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy