Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit, u diskutua për fushatën zgjedhore, zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e PDK-së në raport me to.
“Sot prita në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Diskutuam për fushatën zgjedhore, zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e PDK-së në raport me to. PDK është e interesuar që vendi sa më shpejt të ketë institucione të reja, legjitime, kredibile dhe funksionale. Ambasadorin Antonini e falënderova për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë”, ka deklaruar Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.