Ish-kryeministri i Kosoves dhe kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e ShBA’së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.
Ai tha se kjo është një porosi për të gjithë, jo vetëm për Kurtin, dhe sipas tij, secili duhet ta jap kontributin e tij për përmirësimin e raporteve me ShBA’të.
“Kjo është një porosi për krejt ne, muj me thanë, jo vetëm për Kurtin. Edhe ne duhet ta konstatojmë përkeqësimin e gjendjes dhe ndoshta nga lojgikat e djeshme të kalojmë me logjikat e sotme e të ardhshme. Këto situata janë serioze dhe duhet të lexohen drejtë. Secili nga ne që nuk e jep kontributin e vet për përmirësimin e gjendjes, jo vetëm që nuk do të vlerësohet mirë, por do të konsiderohet edhe si pasojë e gjendjes”, tha ai