Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili mbahet të enjten në Kopenhagë, Danimarkë.
Para nisjes së punimeve të samitit, Presidentja Osmani u prit në Pallatin Amalienborg nga Mbreti Frederik X dhe Mbretëresha Margreth II të Danimarkës.
“Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!”, shkroi Osmani në Facebook.
Ky është edicioni i shtatë i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbledhë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Evropa.
Temat kryesore të samitit do të jenë situata e sigurisë në kontinent, përfshirë forcimin e Ukrainës dhe mënyrat për të bërë Evropën më të fortë dhe të sigurt në kushtet e sfidave gjeopolitike aktuale.