Policia e Kosovës ka kryer kontrolle të detajuara kundër kundërvajtësve të trafikut të mërkurën në Prizren, derisa ka konfiskuar shtatë motoçikleta.
Sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu, motoçikletat u sekuestruan kryesisht për mungesë të regjistrimit adekuat dhe drejtim pa patentë-shofer.
Salihu thotë se nga fillimi i shtatorit ka nisur një aksion i tillë i Policisë në Prizren.