Putin kërcënon: Rusia do të ketë një “përgjigje bindëse” ndaj “militarizimit” të Evropës

by informim peje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska do të ketë një “përgjigje bindëse” ndaj “militarizimit” të Evropës.

Sipas mediave të huaja, komentet Putin i bëri teksa ka folur në forumin e Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi të Rusisë.

banner

Pasi “nxjerr në pah” atë që ai e beson si keqdashje evropiane, Putin vazhdon të kërcënojë se Rusia nuk do të dështojë të përgjigjet ndaj militarizimit “të rrezikshëm” të Evropës.

“Ne duhet ta marrim këtë në konsideratë, për të mbështetur mbrojtjen dhe sigurinë tonë”, thotë Putin.

Putin pyet veten nëse njoftimet si ato të Gjermanisë që thotë se do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme të Evropës ishin thjesht retorikë, apo mund të viheshin në praktikë.

“Rusia do t’i ndjekë nga afër këto zhvillime”, shton Putin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy