Rutte: Të gjithë jemi në rrezik, raketat ruse mund të godasin edhe Romën

by Nexhat

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Marc Rutte, paralajmëroi se raketat më të avancuara ruse mund të godasin kryeqytete si Roma, Amsterdami ose Londra dhe se kjo e bën të gjithë Europën pjesë të frontit lindor, përfshirë edhe Italinë.

Në një intervistë për TG1, kanalin kryesor të lajmeve të televizionit publik italian, ai theksoi nevojën për kujdes të jashtëzakonshëm ndaj Vladimir Putinit, duke thënë se ai “tashmë është kundërshtari ynë kryesor dhe kërcënimi kryesor në periudhën afatgjatë.”

banner

“Të gjithë jemi në rrezik, raketat më të avancuara ruse mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me pesë herë shpejtësinë e zërit” dhe “nuk mund të ndërpriten me sistemet tona tradicionale anti-raketë, prandaj janë një rrezik shumë i madh. Kjo do të thotë se jemi të gjithë në frontin lindor, jo vetëm Estonia, Polonia ose Rumania, por edhe Italia,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Marc Rutte.

Sipas kreut të Aleancës, nga pikëpamja e forcimit të kapaciteteve ushtarake, ai mund “të përbëjë një kërcënim të besueshëm kundër NATO-s, siç kanë theksuar disa kolegë evropianë”.

Rutte gjithashtu foli për shkeljet e hapësirës ajrore nga avionë rusë gjatë ditëve të fundit. “Po të ishte e nevojshme, forcat e NATO-s do të mund të bënin shumë, shumë më tepër për të rrëzuar avionët luftarakë”, tha ai, raporton rainews.it

Në fund, ai komentoi mbështetjen italiane për Ukrainën, që “është thelbësore”. “Kryeministri juaj – thekson, duke folur për Giorgia Melonin – është një lider ndërkombëtar me ndikim të madh, i respektuar në mjediset qeveritare të të gjithë botës, përfshirë, dhe kjo është shumë e rëndësishme, presidentin amerikan. Italia ka mbështetur Ukrainën që nga dita e parë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy