Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në tubimin elektoral në Strugë si pjesë e Aleancës Kombëtare për Integrim, ka prezantuar kandidatin për kryetar të Komunës së Strugës dhe listën për këshilltar për zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut
Ai para të pranishmëve të shumtë ka thënë se struganët u reshtuan në anën e dinjitetit, duke i dhënë mbështetje të plotë Aleancës Kombëtare për Integrim, Dr.Arsim Dalipit, listës së këshilltarëve të kryesuar nga Faton Pollozhani, e duke ju përgjigjur me pjesëmarje madhështore referendumit kombëtar.
“Fitorja në Strugë do të jetë fitore për të gjithë shqiptarët, fitore mbi tiraninë dhe represionin e kësaj Qeverie monoetnike. Fitore mbi manipulimet dhe eksperimentet e kësaj Qeverie që po bën në Strugë me kandidatë e lista të pavarura, por që realisht janë të varur e të porositur nga ky regjim”, ka thënë z.Sela

Dr.Arsim Dalipi kandidat i AKI-se per Strugen