Ferizaj U21 ka triumfuar ndaj Gjilanit U21 me rezultat 2-1.
Megjithatë fundi i ndeshjes nuk ishte aspak i qetë, pasi ka pasur përleshje mes futbollistëve, derisa kanë ndërhyrë edhe tifozët.
Gjilani ka njoftuar se kryetrajneri i Ferizajt U21, Fitim Sadriu ka goditur rëndë futbollistin gjilanas Tefik Ramadani.
“Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri i vendasve Fitim Sadriu ka goditur rëndë një futbollistin Tefik Ramadani, derisa më pas janë futur edhe disa persona nga publiku për të sulmuar edhe më shumë futbollistët”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Gjilanit.
FFK pritet të marrë masa ndaj trajnerit Fitim Sadriu në ditët në vijim