Zgjedhjet lokale, balotazhi mbahet më 9 nëntor

by Nexhat

Më 12 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, mirëpo ato komuna ku kandidatët nuk arrijnë t’i sigurojnë mbi 50 për qind të votave, shkojnë në balotazh.

Më 12 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

banner

Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se balotazhi do të mbahet më 9 nëntor.

“Secili kryetar i komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës, ku janë të regjistruar. Në fletëvotim, votuesi duhet të votojë vetëm njërin nga kandidatët për kryetar të komunës. Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50%, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet rundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet kryetar i komunës”, ka thënë ndër të tjera ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy