Ahmeti: Mirënjohje për rolin e Kroacisë në luftën çlirimtare të Kosovës

by Nexhat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim anëtarët e Shoqatës së Shqiptarëve Mbrojtës të Kroacisë në Luftën Atdhetare, të udhëhequr nga Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë, dhe Tomë Kaqinari, nga Bashkësia e Shoqatave të Vullnetarëve të Luftës në Kroaci.

Në këtë takim, i zhvilluar në një atmosferë vëllazërore dhe respekti të ndërsjellë, u ndanë kujtime dhe përvoja mbi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e Kroacisë dhe mbi sakrificat e tyre, të cilat përbëjnë dëshmi të pathyeshmërisë dhe qëndresës për liri dhe dinjitet.

banner

U përkujtuan edhe bashkëluftëtarët e shquar, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, si dhe Bekim Berisha – Abeja, emra të cilët do të mbeten përgjithmonë të gdhendur në kujtesën e kombit.

Ali Ahmeti ka shkruar ne Facebook, duke shprehur mirënjohjen e thellë për rolin e Kroacisë në luftën çlirimtare të Kosovës, duke nënvizuar se gjaku i derdhur për liri i bashkon përjetë dy popujt dhe forcon lidhjen historike mes tyre si bashkëluftëtarë në përpjekjet për të drejtë dhe dinjitet kombëtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy