Bora shkakton ndërprerje të energjisë në disa rajone të Kosovës – KEDS mobilizon ekipe shtesë

by informim peje

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar dëme në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës, duke lënë pa furnizim një numër të konsiderueshëm konsumatorësh.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se më të prekurat janë rajonet e Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit dhe Mitrovicës, ku disa dalje kanë dalë jashtë funksionit.

banner

“KEDS-i ka mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira në terren, po përkushtohen që të eliminojnë sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet dhe të rikthejnë furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e kompanisë, e cila kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.

KEDS bën të ditur se ekipet janë në terren dhe pritet që furnizimi të rikthehet në afate sa më optimale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy