Chivu kërkon forcime, Interi gati 80 milionë për yjet e Romës

by jonzefaj

Oaktree hap thesin, Inter transferon dyshen e Serie A për 80 milionë euro.

Inter nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke regjistruar tre fitore dhe dy humbje në Serie.

banner

Interi nuk presin, që tani po mendojnë sesi ta forcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas Calciomercato, Chivu ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e dyshes së Romës, Kone-Svilar.

Inter tentoi afrimin e Kone edhe gjatë verës, por në fund francezi qëndroi në Olimpico.

Verën e ardhshme Inter do të rikthehet te Kone dhe për të siguruar shërbimet e francezit, zikaltërit do të duhet të shpenzojnë rreth 50 milionë euro.

Sa i përket Svilar, Chivu e ka identifikuar si pasardhësin e Sommer dhe për kartonin e tij Inter do të shpenzojë rreth 30 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy