Deklaratat e Ramës për Trump, reagon Berisha: Dënoj me forcë kllonaudën! Kukulla e Sorosit

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ndërsa ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Ramën sa i takon deklaratës së këtij të fundit për presidentin Trump.

“Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar.
Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA.
Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit.
Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata.
Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit.
Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve.
Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës.
Në darkë u përpoq të marrë kthesën duke dëshmuar edhe njëherë se sa hipokrit dhe i pakarakter është.
Kam sjellë këtu jo kllounadën e tij me paqen e Kaukazit, por kam sjellë deklaratat e tij zyrtare për të kuptuar se çfarë hipokriti dhe i pakarakter është.
Me datën 1 shtator të vitit 2025, në forumin e Bledit në Slloveni, kukulla e Xhorxh Sorosit, Ramaduro, në fjalën e tij theksoi: askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.
Sipas tij, Europa-paqe nuk duhet të pyesë SHBA-luftë apo Europa-kultura e paqes, paçka se ka shkaktuar dy tragjeditë më të mëdha botërore të të gjitha kohërave, luftën e parë dhe luftën e dytë, qenka kultura e paqes, kurse urat e zjarrit del se paskan ardhur nga përtej Atlantikut.”, tha ai.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy