E premte e bardhë: Reshje bore dhe temperatura nën zero

by informim peje

Të premten parashikohet mot i vranët, me reshje shiu dhe bore, të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të jenë më intensive.

Reshjet e borës do të përqendrohen kryesisht në Rrafshin e Kosovës, ku pritet të krijojnë shtresa edhe në zonat e ulëta, me së paku 5–15 cm.

banner

Në Rrafshin e Dukagjinit do të dominojnë reshjet e shiut, megjithatë tani ka gjasa më të mëdha që edhe në këtë pjesë të përzihen ose të shndërrohen në borë.

Gjatë ditës, reshjet do të humbasin gradualisht intensitetin në mbarë vendin.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy