Edita Tahiri: Kurti e Rama mbeten jashtë dyerve të Washingtonit, keq i kemi punët si komb

by engel

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër lidhur me vizitat dhe qasjen ndërkombëtare të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Tahiri tha se dy liderët shqiptarë kanë mbetur “jashtë orbitës amerikane”, duke e cilësuar këtë një zhvillim shqetësues për kombin shqiptar dhe marrëdhëniet me SHBA-në.

banner

“Njëri mbeti jashtë dyerve të Washingtonit, tjetri nuk e kaloi oqeanin. Kurti shkoi kot në SHBA, pasi u injorua plotësisht nga qeveria amerikane. Ndërsa Rama përfundoi si një argëtues i diplomatëve evropianë me batuta në kurriz të Trump-it. Keq i kemi punët si komb, si dy shtete shqiptare,” u shpreh Tahiri.

Sipas saj, mungesa e mbështetjes amerikane dhe pamundësia e dy kryeministrave për të ndërtuar marrëdhënie të forta me Uashingtonin përbëjnë një rrezik strategjik për Kosovën dhe Shqipërinë në kohën kur rajoni përballet me tensione të reja gjeopolitike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy