Hamiti: Përgjegjës kryesor për moskonstituimin e Kuvendit është Albin Kurti dhe partia e tij

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar qëndrimet e Albin Kurtit ndaj aktgjykimit të tretë të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin politik.

Ai ka bërë me dije se përgjegjësi kryesor për moskonstituimin e Kuvendit është Albin Kurti dhe partia e tij.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se për 8 muaj VV-ja ka dëshmuar paaftësi për formimin e institucioneve të reja.

“Është ulur tash e sa muaj edhe në ulësen e deputetit edhe të kryeministrit, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. E ka bllokuar me VV-në e tij konstituimin e Kuvendit dhjetëra herë, me muaj të tërë, duke u përpjekur të imponojë kandidaturë dhe procedurë për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit jashtë praktikës së zakonshme parlamentare. Tash, kur Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk është konstituuar ende Kuvendi i Kosovës, Albin Kurti po thotë se “është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Republikës së Kosovës”. Mbas një jave, më 9 tetor, bëhen tetë muaj prej kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Ndonëse doli e para në zgjedhje, me rezultat shumë të mirë, Vetëvendosja dëshmoi paaftësi për formim të institucioneve në përputhje me norma demokratike dhe ligjore”, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy