Ishte në krah të presidentit të parë të Kosovës, duke qenë edhe vetë kryetari i parë i Mitrovicës së pasluftës.
Andaj këtë të premte, kur shënohet 20-vjetori i vdekjes së Faruk Spahisë, u kujtua jeta e vepra shembullore e tij.
Madje, këtë e nderuan edhe dy kryetarët aktual të dy komunave që më vonë dolën nga Mitrovica e dikurshme, Bedri Hamza i jugut e Erden Atiq i veriut.

Veçse, duke pasur parasysh edhe kontributin e tij të madh edhe në formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vëllai ka një peng pse këtu nuk ka prani më të madhe nga kjo parti.
Për mungesën e kryetarit të katërt të LDK-së pati arsyetim njeriu i dytë i partisë dhe një nga figurat më jetëgjata në këtë subjekt.
Spahija ndërroi jetë më 3 tetor të vitit 2005, pas një sëmundjeje të rëndë, që i mori jetën gjatë mandatit