“Jemi marrë me modelin dhe jo me emrat”, Berisha për garën në Tiranë: Po diskutojmë me aleatët për…

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita ka kandidatura shumë herë më të mira se sa PS-ja, e cila do të përfaqësohet nga Ogerta Manastirliu.

Ai tha se bashkë me aleatët po diskutohet mbi modelin që do të ndiqet në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe për 5 bashkitë e tjera

banner

“Këto janë emra shumë të mirë. Janë personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme.
Partia Demokratike siç unë kam shpjeguar këtu para jush, gjatë këtyre kohëve është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët tanë ne kemi diskutuar për modelin që do ndjekim.
Dmth; do të jetë ky një kandidaturë politike e PD apo nuk do të jetë?
Do të jetë ky një kandidaturë politike e koalicionit apo nuk do të jetë?
Do të jetë ky një kandidaturë e pavarur që do e mbështesin të gjitha partitë e koalicionit apo nuk do jetë?
Pra, ku është konfirmi më i madh, dmth ujdia më e madhe, me cilin model. Por ne kandidatura kemi, kemi të pakrahasueshme me korbën e kovidit.
Dhe ne nga gara nuk tërhiqemi.
Unë i rezervoj vetes të drejtën që të mos prononcohem. Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita.
Mundet po, mundet. Nuk e them me siguri, por mundet po.”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy