Maresca paralajmëron ndeshje të vështirë me Liverpool

by Nexhat

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka paralajmëruar se ndeshja e fundjavës në Premier League ndaj Liverpool nuk do të jetë e lehtë, pavarësisht dy humbjeve radhazi të skuadrës së Arne Slot ndaj Crystal Palace dhe Galatasaray.

“Gjithmonë është një ndeshje e vështirë, gjithmonë një skuadër e madhe. Sipas meje, mënyra se si po e bëjnë këtë sezon është fantastike, veçanërisht pas tragjedisë së Diogo Jota”, ka thënë Maresca.

banner

Sulmuesi i Liverpool, Diogo Jota, humbi jetën në një aksident rrugor në Spanjë në korrik, një humbje e madhe për klubin dhe lojtarët.

“Nuk është e lehtë për lojtarët, për klubin apo për trajnerin kur shkon në stërvitje dhe e sheh vendin bosh çdo ditë. Duhet të jesh shumë i fortë, dhe kjo është arsyeja pse, për mua, ata po performojnë më mirë se mirë, madje më shumë se mirë”, ka shtuar tekniku italian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy