Osmani: Kosova iu bashkua Francës, Italise e partnerëve në Koalicionin Evropian Kundër Drogës

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka marrë pjesë në takimin e atij që njihet si Komuniteti Politik Evropian e që është mbajtur në Kopenhagë.

Osmani ka treguar se Kosova i është bashkuar Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e EDAC apo Koalicionit Evropian Kundër Drogës.

banner

“Përmes këtij mekanizmi, do të sigurohet koordinim më i gjerë evropian në luftën kundër trafikimit dhe abuzimit me drogë.  Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj dhe ashtu siç kemi bërë deri më tani, të luftojmë këto dukuri në mënyrë efektive. Do të punojmë ngushtë me partnerët tanë, në mënyrë që Evropa të mbetet e sigurt, e bashkuar dhe e vendosur përballë kësaj sfide”, ka shkruar Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy