Unaza që ndezi rrjetin, dyshimet për romancën mes Loredanës dhe Don Xhonit shtohen

by jonzefaj

Thashethemet për një romancë të mundshme mes ish-banores së Big Brother VIP dhe reperit të njohur Don Xhoni po vazhdojnë të marrin vëmendje. Ajo që fillimisht nisi si një spekulim pas një videoje ku të dy shfaqeshin në të njëjtën makinë, duket se po thellohet edhe më shumë me zhvillimet e fundit.

Së fundmi, Loredana Brati është parë në Prishtinë, ku raportohet se po qëndron prej disa ditësh. Por ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet tek ndjekësit është një detaj që nuk mund të kalojë pa u vënë re: një unazë ari në dorën e saj. Aksesor ky jo i zakonshëm për stilin që ajo ndjek zakonisht, por që fansat e kanë krahasuar menjëherë me një unazë të ngjashme që Don Xhoni ka mbajtur më parë.

banner

Ky detaj ka ndezur sërish rrjetin, duke shtuar dyshimet se mes dyshes mund të ketë më shumë se miqësi. Komentet online janë të shumta, me shumë fansa që spekulojnë se unaza mund të jetë një dhuratë personale nga reperi për Bratin – një tjetër shenjë e afrimitetit mes tyre.

Edhe pse as Don Xhoni dhe as Loredana nuk kanë dhënë ende asnjë reagim publik për këto zëra, fansat janë të bindur se marrëdhënia mes tyre po bëhet gjithnjë e më e dukshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy