Von der Leyen viziton Prishtinën më 15 tetor – në agjendë takime me Osmanin dhe Kurtin

by informim peje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor në mes të muajit tetor, bëhet e ditur nga burime jozyrtare të këtij institucioni.

Siç raporton RTK, ajo do të nisë vizitën më 13 tetor, ku do të takohet me udhëheqësit e secilit nga gjashtë shtetet e rajonit. Qëndrimi i saj në Prishtinë është paraparë për datën 15 tetor.

banner

Pritet që shefja e Komisionit Evropian të takohet si me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Vizita e von der Leyen në rajon do të shërbejë gjithashtu si një rast për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Planet e saj për të vizituar kryeqytetet e shteteve të rajonit kanë bërë që të shtyhet publikimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian, i cili zakonisht publikohet në tetor. Publikimi i këtij dokumenti është shtyrë për fillim të muajit nëntor.

Kjo lëvizje duket se synon që vizita të prezantohet si një sukses, edhe pse raportet vjetore, sipas të gjitha gjasave, nuk do të përmbajnë shumë vlerësime pozitive.

Përveç Shqipërisë, dhe deri diku Malit te Zi që po avancojnë në negociatat e anëtarësimit, shtetet e tjera nuk kanë lëvizur në procesin e integrimeve, madje në disa vende është shënuar regres.

Raporti për Kosovën pritet të dominohet nga ngërçi institucional në vend; ai i Serbisë nga kriza e brendshme dhe protestat që po zhvillohen për gati një vit; ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë situata konsiderohet krizë shtetërore. E Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar në integrime për shkak të vetos bullgare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy