Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe njëherësh kryetar i degës së LDK-së, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me banorët e Magurës, ku është pritur me pjesëmarrje masive dhe mbështetje të fuqishme.
Në fjalën e tij, Ahmeti e quajti Magurën “epiqendrën e fitores”, duke kujtuar historinë e qytetëzës së minatorëve, ku dikur, siç tha ai, brezi i guximshëm ngriti zërin për liri përmes grevave në minierë, mes tyre edhe babai i tij.
“Sot qytetarët e Magurës u bashkuan masivisht për programin e zhvillimit dhe për punën që duhet të vazhdojë, në mënyrë që Magurja të kthehet përsëri në qytetëzën e bukur të këtij rajoni. Kjo mbështetje dhe ky besim e bëjnë fitoren të pakontestueshme,” tha Ahmeti.
Ai falënderoi banorët për përkrahjen, duke theksuar se zhvillimi i Magurës do të mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes lokale.