Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në rrugën Prishtinë–Ferizaj.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për media se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Sot rreth orës 17:10 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

