Grupi i besimtarëve nga Kosova, që është nisur drejt tokave të shenjta, ka arritur me sukses në qytetin e Medinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), e cila njofton se udhëtimi është zhvilluar pa asnjë pengesë dhe gjithçka ka kaluar në mënyrë të rregullt.
Sipas BIK-ut, besimtarët janë sistemuar në vendet e akomodimit, ndërsa tashmë kanë nisur me kryerjen e riteve fetare (ibadeteve).