Jasharaj: Mësimdhënësit në Kosovë me paga më të ulëta se në vendet fqinje

by engel

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka ngritur shqetësimin lidhur me gjendjen ekonomike të mësimdhënësve në Kosovë. Ai ka deklaruar se pagat e tyre mbeten dukshëm më të ulëta krahasuar me kolegët në shtetet e rajonit.

“Ne jemi keq me pagat krahasuar me shtetet fqinje. Tek ne ka pasur vetëm lëvizje të vogla, ndërsa kërkesat tona për paga do t’i publikojmë së shpejti. Megjithatë, kjo pagë që e kemi tani është e ulët, sidomos krahasuar me Shqipërinë, Maqedoninë dhe vendet tjera fqinje,” tha Jasharaj.

banner

Sipas tij, situata e tanishme është e padrejtë dhe e vështirë për punëtorët e arsimit, të cilët bartin një përgjegjësi të madhe në edukimin e brezave të rinj. SBASHK ka paralajmëruar se do të vazhdojë të kërkojë rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës për mësimdhënësit në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy