KQZ nis trajnimin e komisionerëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by engel

Në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar trajnimin e mbi 15 mijë komisionerëve në 38 komunat e Kosovës.

Sipas KQZ-së, anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve po përgatiten për detyrat dhe përgjegjësitë që do të kenë gjatë procesit zgjedhor, me fokus tek procedurat e votimit dhe numërimit, votimi i personave me nevoja të veçanta si dhe votimi me kusht.

banner

Bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, këshillat e vendvotimeve janë përgjegjës për integritetin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe numërimit, nën mbikëqyrjen e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Me vendimin e marrë në fund të shtatorit, KQZ ka emëruar gjithsej 14,305 anëtarë për 2,571 vendvotime të rregullta dhe 54 vendvotime me kusht, ndërsa 1,200 të tjerë janë caktuar si rezervë.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 qendra votimi me gjithsej 2,625 vendvotime, përfshirë 910 qendra me votim të rregullt dhe 38 qendra për votimin me kusht, nga një në secilën komunë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy