Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shpallur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin Ramiz Lladrovci në garën për kryetar të komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj e ka cilësuar Lladrovcin si fitues të përhershëm, duke theksuar se sfidat e shumta nuk e kanë penguar atë të dalë i suksesshëm.
“Luanët mbesin luanë sado që ballafaqohen me beteja, qoftë edhe hiliqare. Ai gjithmonë ngadhënjen….! +4 kampion”, ka shkruar Haradinaj, duke lënë të kuptohet se Lladrovci do të sigurojë një tjetër mandat.