Parashikimi i motit për të shtunën, 4 tetor 2025

by engel

Dita e shtunë sjellë një fillim dite me mot kryesisht të vranët, shoqëruar herë pas here me reshje të izoluara shiu dhe bore gjatë orëve të para të mëngjesit. Megjithatë, sipas parashikimeve, situata atmosferike do të nisë të përmirësohet në vijim, ku pas mesditës vranësirat pritet të tërhiqen gradualisht, duke i lënë vend intervaleve me kthjellime.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi mesatare që varion nga 10 deri në 32 kilometra në orë, ndërsa temperaturat do të njohin një rritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit. Vlerat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë mes 7 dhe 12 gradë Celsius.

banner

Në përgjithësi, sot do të jetë një ditë tranzicioni drejt kushteve më të qëndrueshme, me temperatura pak më të ngrohta dhe mot më të qetë në orët e pasdites.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy