Prishtina ka siguruar një fitore dramatike në derbin ndaj Ballkanit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Hajvali.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e shtatë shtesë, duke i dhënë kryeqytetasve tri pikë të arta në garën për titull.
Me këtë sukses, Prishtina ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe forcon pozitën e parë në tabelë. Ndërkohë, Ballkani mbetet me 15 pikë në vendin e dytë dhe regjistron humbjen e parë në këtë sezon.