Sekuestrohet marihuanë në Suharekë, Dragash e Leposaviq: një arrestim dhe dy raste në procedurë të rregullt

by engel

Policia e Kosovës ka raportuar për tre raste të ndara të posedimit të paautorizuar të narkotikëve, të zbuluara gjatë kontrolleve në komunat Suharekë, Dragash dhe Leposaviq.

Në fshatin Shirokë të Suharekës, gjatë kontrollit fizik ndaj një të dyshuari, policia ka konfiskuar 41.35 gramë marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

banner

Në një rast tjetër në Dragash, policia ka ndaluar një person tek i cili janë gjetur 3 gramë marihuanë, një grinder dhe një pako rizlla. Pas intervistimit, ai është liruar, ndërsa rasti është proceduar më tutje.

Ndërkohë, në Leposaviq, gjatë kontrollit në banesën e një të dyshuari është sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Personi është liruar, ndërsa ndaj tij procedura do të zhvillohet në mënyrë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë aksionet në terren me qëllim parandalimin e shpërndarjes së substancave narkotike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy