Studentja 19 vjeçare mbeti gjallë pas përplasjes, por vdiq nga zjarri – familja padit Teslën

by informim peje

Prindërit e një studenteje që humbi jetën tragjikisht në një automjet Tesla kanë ngritur padi ndaj kompanisë, duke pretenduar se aksidenti fatal u shkaktua nga një defekt i njohur në dizajnin e modelit Cybertruck.

Sipas raportimeve të Unilad, Carl dhe Noelle Tsukahara, prindërit e 19-vjeçares Krysta Tsukahara, kanë dorëzuar një padi 36-faqëshe në Gjykatën e Lartë të Qarkut Alameda në Kaliforni. Ata pretendojnë se vajza e tyre nuk arriti të dilte nga automjeti pas përplasjes, pasi derët e Tesla-s nuk mund të hapeshin manualisht në rast emergjence.

banner

Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit të kaluar, kur Cybertruck-u, në pronësi të familjes Dixon, u përplas me një pemë në Piedmont, Kaliforni. Në aksident humbën jetën tre të rinj: Krysta Tsukahara (19 vjeç), Jack Nelson (20) dhe shoferi Soren Dixon (19).

Sipas dokumentit të padisë, Krysta kishte mbetur gjallë pas përplasjes dhe kishte pësuar vetëm lëndime të lehta, por ndërroi jetë për shkak të djegieve dhe thithjes së tymit, pasi automjeti u përfshi nga flakët pas shpërthimit të baterisë.

Në padi theksohet se Cybertruck nuk kishte një mekanizëm funksional dhe të aksesueshëm për hapjen e derës në raste emergjente, gjë që, sipas prindërve, e bëri të pamundur shpëtimin e vajzës së tyre.

“Vdekja e saj ishte plotësisht e parandalueshme”, thuhet në dokumentin ligjor.

“Tesla e di që kjo ka ndodhur dhe do të vazhdojë të ndodhë. Ata po shesin një makinë që në raste aksidenti bllokon njerëzit brenda dhe nuk u ofron rrugëdalje”, thuhet më tej në padinë e ngritur nga familja Tsukahara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy