Theth: Ia shembin objektin me tritol, pronari “Më rrethuan shtëpinë sikur të kisha vrarë 30 veta”

by engel

Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.

banner

Dedë Kola, pronari i saj, u shpreh për A2 CNN: “Erdhën që në 5 të mëngjesit, më kishin rrethuar shtëpinë. Më thanë të largohesha. Edhe sikur të kisha vrarë 30 veta, nuk do më kishin rrethuar ashtu shtepinë. Ishin të paktën 16 makina policie”.

“Nuk e kuptoj. Pse më shembin vendin që e kam trashëgim nga gjyshi, nuk kam konflikt pronësie me asnjë person. Po të kisha konflikt pronësie, do e kuptoja. Unë e kam ndërtuar shtëpinë në vitin 2023, sivjet vura çatinë. Mos të më linin ta ndërtoja. Dëmi këtu është mbi 300 mijë euro. Shteti duhet të më njohë pronën që më takon”, shtoi më tej Dedë Kola.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy