Presidenti Donald Trump i tha Izraelit të premten që të ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës, pasi Hamasi ra dakord të lirojë pengjet dhe të pranojë disa kushte të tjera në një plan të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës, por çështje shqetësuese si çarmatimi dukeshin të pazgjidhura.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli po përgatitej për një “zbatim të menjëhershëm” të fazës së parë të planit të Trump për Gazën për lirimin e pengjeve izraelite pas përgjigjes së Hamasit.
Menjëherë pas kësaj, media izraelite raportoi se niveli politik i vendit i kishte dhënë udhëzime ushtrisë që të zvogëlonte aktivitetin ofensiv në Gaza.