Hendbollistet e Istogut kalojnë në raundin e tretë të Kupës Evropiane

by Nexhat

Skuadra e hendbollisteve të Istogut është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Kampionet e Kosovës kanë eliminuar ekipin grek AEP Panorama, pas dy ndeshjeve të zhvilluara në palestrën “Dresha” në Banjë. Të shtunën, Istogu siguroi një fitore me rezultat 39:31, ndërsa në ndeshjen e së dielës rezultati ka përfunduar 28:28, çka ka mjaftuar për kalimin tutje.

banner

Në ndeshjen e dytë, Tamara Serbra Aragon ka qenë më efikasja me nëntë gola, ndërsa Joendie Balotinelle Olikak ka shtuar tetë të tjerë. Kontribut të vlefshëm kanë dhënë edhe Farida Mabrouk dhe Luna Gonçalves, secila me nga tre gola.

Kjo është herë e pestë që skuadra istogase arrin të kalojë një kundërshtar në garat evropiane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy