Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka zhvilluar sonte një takim me banorët e Kraishtës, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.
Ahmeti u shpreh se përkrahja e qytetarëve është dëshmia më e mirë se puna dhe përkushtimi i viteve të fundit kanë lënë gjurmë pozitive në komunë.
“Entuziazëm i jashtëzakonshëm në secilin takim me ju. Sonte Kraishta na priti me përkrahje të madhe, duke treguar se puna jonë në këto vite është vlerësuar dhe besimi juaj për të ardhmen është i palëkundur. Faleminderit nga zemra për këtë besim dhe përkrahje. Vazhdojmë së bashku drejt zhvillimit, drejt mundësive të reja, drejt së ardhmes. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin! Për fitoren e madhe!”, tha Ahmeti.
Takimi në Kraishtë u vlerësua si një ndër më të ngrohtit e fushatës, duke reflektuar energjinë dhe besimin e ndërsjellë ndërmjet kandidatit dhe qytetarëve për vazhdimin e projekteve zhvillimore në Lipjan.