Palestra “Minatori” do të jetë arena e nxehtë ku qysh në nisje të ediciionit të ri do të përballen Trepça dhe Peja.
Derbi i basketbollit kosovar do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00,
Në program, enkas për meraklinjtë e basketbollit do të jenë në program edhe dy lojë të tjera.
Nga ora 17:00, përballë do të jenë Bora dhe Rahoveci 029 që zhvillohet në kryeqytet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”.
Derisa në Prizren, në “Sezai Surroi” do të luajnë Vëllaznimi dhe Bashkimi.