SUHAREKË/ 16 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë, thotë se s’do të kthehet në shtëpi

by Nexhat

Një vajzë e moshës 16 vjeçare nga Suhareka e cila ishte raportuar e zhdukur javën e kaluar është gjetur shëndosh e mirë.

Ajo është gjetur pas punës intensive të policisë, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë edhe vendndodhjen e saj.

banner

Jozyrtarisht siç mësohet, e reja kishte deklaruar se nuk dëshiron të kthehet në shtëpi.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje dhe për këtë shkak tashmë kanë nisur hetimet për të mësuar arsyet e largimit të 16 vjeçares.

Pas kontrolleve mjekësore, e njëjta është konstatuar se nuk ka shenja të dhunës dhe është dërguar në strehimore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy