Juventusi dhe Milan mbeten në garë për sulmuesin holandez, Joshua Zirkzee.
Manchester United po shqyrton një largim në janar, derisa e ardhmja e sulmuesit të Manchester United, pritet të bëhet një nga historitë qendrore të afatit kalimtar të janarit, me një treshe klubesh italiane – Juventusi, Milan dhe Como, e sapo promovuar dhe ambicioz për të siguruar shërbimet e holandezit, i cili aktualisht është jashtë planeve të ekipit.
Që nga mbërritja e tij verën e kaluar, karriera e Zirkzee-s në Old Trafford nuk ka marrë kurrë një ngritje të vërtetë. Holandezi 24-vjeçar ka mbetur në skajet e formacionit titullar nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim, i kufizuar në paraqitje të shkurtra nga stoli.
Kjo mungesë kohe ka nxitur në mënyrë të pashmangshme spekulime për një largim të hershëm, me një rikthim në Serie A, ku ai është zhvilluar në mënyrë shpërthyese me Bologna, duke u dukur si rezultati më i mundshëm. Sipas burimeve pranë situatës, United është i hapur për oferta për sulmuesin vetëm disa muaj pas blerjes së tij.
Klubi thuhet se po shqyrton si huazim ashtu edhe transferim të përhershëm, por një largim i përkohshëm me huazim besohet të jetë skenari më i mundshëm në janar, pasi edhe vet lojtari ka refuzuar çdo marrëveshje të re klubin anglez në krizë të thellë tash e 13 vjet