Mesfushori i Barcelona-s, Pedri, pranoi se skuadra e tij nuk ishte e fortë gjatë humbjes 4-1 ndaj Sevillës, në një ndeshje ku katalanasit u dominuan qartë nga vendasit.
“Shumë gjëra kanë ndodhur. Duhet të jemi autokritikë. Në pjesën e parë nuk mbrojtëm dhe nuk sulmuam mirë. Duhet të përmirësojmë shumë gjëra për të fituar ndeshje pas pushimit,” tha Pedri.
Ai theksoi mungesën e intensitetit dhe vështirësitë në menaxhimin e topit:
“Në pjesën e parë nuk patëm intensitet, nuk gjetëm hapësira, nuk dinim çfarë të bënim me topin… Nuk kemi qenë asnjëherë në nivelin tonë më të mirë.”
Pedri shtoi se Sevilla dominonte çdo duel dhe Barcelona nuk dinte si të menaxhonte presionin:
“Mungesa e intensitetit ishte e dukshme. Ata fituan çdo duel. Ne ulëm linjën kur nuk duhej dhe nuk dinim si të largonim presionin…”, përfundoi Pedri