Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në takimin e sotëm me liderët e Ballkanit Perëndimor, theksoi se rajoni sot përballet me sfida të pasigurisë.
Ai tha se në kuadër të integrimit drejt BE, sipas tij, duhet të krijohen kushte që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri
Begaj: Shqipëria mbështet dialogun rajonal dhe të fqinjësisë së mirë si element thelbësor për ruajtjen e paqes, zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal. Në samitin e sotshëm diskutuam se rajoni i Ballkanit Perëndimor, ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit në BE.
Rajoni përballet me sfida të sigurisë, që kërkojnë rritje të bashkëpunimit dhe koordinim mes nesh.
Plani i rritjes i BE për vendet e rajonit evropian. Përbën është i çmuar për zhvillim ekonomik pasi krijon akses në lehtësirat tregtare. Diskutuam për rrugët e bashkëpunimit rajonal, me qëllim krijimin e kushteve që të rinjtë të krijojnë kushtet për të ardhmen në vendin e tyre.
Shqipëria ka bërë hapa të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm, në udhëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Brenda një kohe të shkurtër kemi hapur 5 nga 6 grup kapitujt negociues çka përbën një njohje konkret të përpjekjeve tona