Merkur Beqiri nga Alternativa i cili synon pozitën e të parit të Prishtinës, i tha kryetarit aktual të kryeqytetit se qentë endacakë vazhdojnë të jenë të shumtë në numër.
Sipas tij, ka qen kudo, pasi siç tha ai, shpesh del për shëtitje e të cilët i hasë nëpër rrugë,
“2 mijë qen janë aq sa dini ju, unë kam qen në lagje, ka shumë e shumë që janë të adoptuar, dalë shpesh me ec dhe hy në fusha të ndryshme, ka shumë qen, jam duke i vëzhguar. Janë gjeneratë e re e qenve”.
Tutje, Beqiri tha se një problem tjetër madhor me të cilin përballen qytetarët është edhe mungesa e ujit.
“Çdo ditë ose nuk ka ujë, rrymë apo as internet. Këto janë pasojat e keqmenaxhimit të planifikimit hapësinor. Në lagjen time, ka ndërtime pa leje, dhe lejet janë dhënë pa i shikuar të gjitha kushtet teknike, si rezultat po mbingarkohet rrjeti energjetik”, tha ai në “Rubikon”, njofton Klankosova.tv.