Eksperti mjeko-ligjor për rastin Ademaj: Liridona është vrarë, jo vetëvrarë

by engel

Sot ka vazhduar seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku para trupit gjykues ka dëshmuar eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, raporton Gazeta Enigma.

Në dëshminë e tij, Uka ka bërë të ditur se ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar qartë se Liridona Ademaj është vrarë dhe se mundësia e vetëvrasjes është eliminuar plotësisht.

banner

Sipas tij, analiza e plagëve dhe provave të tjera tregon se distanca e qitjes nga arma e përdorur nga i akuzuari Granit Plava ishte rreth 2 deri në 5 centimetra nga trupi i viktimës.

“Liridona s’ka bërë vetëvrasje. Në raste të ngjashme, kur mungojnë të dhëna preliminare nga vendi i ngjarjes, gjatë autopsisë kryhen edhe ekzaminime të detajuara të shuplakave të duarve të të ndjerit,” – tha eksperti Uka.

Ai sqaroi se ekzaminimet e duarve janë bërë për të verifikuar praninë ose mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollave të barutit, të cilat do të tregonin nëse viktima ka përdorur armë.

“Në këtë rast, pas analizave të kryera, është eliminuar mundësia që ajo të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje,” – shtoi Uka.

Eksperti mjeko-ligjor theksoi gjithashtu se mungesa e shtangimit kataliptik të gishtit tregues përbën një provë plotësuese që përforcon përfundimin se Liridona Ademaj nuk e ka shkrepur vetë armën.

Seanca gjyqësore pritet të vazhdojë me dëshmitë e tjera lidhur me rastin e rëndë që ka tronditur opinionin publik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy