Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje

by Nexhat

Zgjedhjet lokale parashihet se do të hapin rrugë drejtë pluralizmit në nivel lokal, duke mundësuar afirmimin e iniciativave të reja që nxisin zhvillim të konkurrencës brenda skenës politike, të vetë komunitetit serb që jeton në Kosovë.

Kështu i vlerësojnë zgjedhjet e tetorit, analistët në Serbi, duke vënë theksin e rëndësisë për pjesëmarrje politike të komunitetit serb në veri të Kosovës.

banner

“Me kthimin e spektrit më të gjerë politik të komunitetit serb në institucionet në veri të Kosovës, pritet që tensionet të lehtësohen. Sa i fortë do të jetë ky lehtësim do të varet kryesisht nga zhvillimet e ardhshme politike dhe nga formimi i qeverisë në Kosovë”, ka thënë Millosh Pavkoviq nga Qendra për Politika Evropiane (CEP).

Këto janë zgjedhjet e para lokale pas një periudhe të gjatë tensionesh dhe pas zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit, të cilat përfshinë edhe mbylljen e institucioneve paralele serbe. Kjo nënkupton se komuniteti serb tani po hyn në një proces institucional tashmë të konsoliduar.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet në Kosovë është iniciuar nga Beogradi pikërisht në momentin kur po zbatoheshin marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit. Njerëzit nën ndikimin e Beogradit morën urdhër të tërhiqen, në vend që të qëndronin në institucione dhe t’i shpjegonin komunitetit se çfarë është e pashmangshme. Kjo ishte një politikë e pashpirt dhe e dëmshme e Beogradit ndaj komunitetit serb”, ka thënë Zoran Vulletiq nga Forumi Demokratik Qytetar (GDF).

Njohësit e zhvillimeve politike në Beograd theksojnë se këto zgjedhje, përveç krijimit të hapësirës për aktorë të rinj politikë serbë, mund të nxisin ndryshime thelbësore në jetën politike të komunitetit serb. Njëkohësisht, ato pritet të hapin pyetje të reja mbi zbatimin e marrëveshjeve dhe përgjegjësinë e palëve në procesin e normalizimit të marrëdhënieve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy