Plumb në kokë teksa ngiste makinën – Ekzekutohet në Kotor drejtuesi i klanit famëkeq

by informim peje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kotor të Malit të zi. Mediat lokale bëjnë të ditur se një 33-vjeçar është ekzekutuar me breshëri plumbash pranë plazhit të Trsteno.

Viktima është identifikuar si Boban Sjekloća dhe sipas mediave malazeze, ai ishte i listuar në regjistrat e policisë si një nga udhëheqësit e degës së Cetinjes të “klanit Škaljar”.

banner

Policia e kishte kërkuar atë prej disa vitesh, pasi ai ishte në arrati.

Sjekloća është përfshirë në aktakuzat e Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit në lidhje me kontrabandën e kokainës. Ai akuzohet gjithashtu për ndihmë në vrasjen e Andrija Gazivodës dhe Pero Muhadinoviqit, e cila u krye në vitin 2020 në Cetinje.

Ngjarja fillimisht u raportua si një aksident trafiku. Sipas informacioneve jozyrtare, zjarrfikësit ishin të parët që mbërritën për t’iu përgjigjur aksidentit. Megjithatë, ata gjetën trupin e pajetë të një burri me plagë nga arma e zjarrit.

Viktima është qëlluar me armë zjarri në kokë. Dyshohet se ai është vrarë ndërsa drejtonte makinën në të cilën u gjet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy