Një nga temat që u prek sonte në Rubikon të Klan Kosovës, është edhe problemi me qentë endacakë.
Besa Shahini, e cila garon për të parën e kryeqytetit nga Partia Socialdemokrate tha se nëse nuk merren masat në këtë çështje, do ta kemi situatën e njëjtë.
Ajo prezantoi edhe zgjidhjen për këtë hall të qytetarëve të Prishtinës.
“Duhet të identifikohen pronarët. Duhet të ndëshkohen pronarët që hedhin në rrugë qentë. Identifikimi bëhet në forma të ndryshme. P.sh kur të dërgohen tek veterinarët duhet të merren shënimet, policët e kanë mundësinë që t’i ndalojnë, për momentin nuk e kanë këtë mundësi. Duhet të kemi hapësira për promovimin e mosbraktisjes në shkolla”, deklaroi kandidatja e PSD-së në Klan Kosova.
Qytetarët e Prishtinës që disa vjet njëren prej halleve më të mëdha i kanë edhe qentë endacakë.
Një numër i tyre edhe janë sulmuar duke pësuar edhe lëndime trupore