Ramiz Lladrovci thotë se audio inçizimi është montuar: Mungojnë edhe fjalë tjera që i kam thënë

by Nexhat

Në një përballje në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ka qenë në dijeni për audio-incizimin e siguruar nga gazetari Lirim Mehmetaj që më 24 shtator, duke shtuar se materiali është “i prerë dhe i montuar”.

Lladrovci tha se është kontaktuar nga një gazetar i ekipit të Mehmetajt një javë më parë dhe se ai vetë ka kërkuar ta shohë transkriptin e bisedës para se të reagonte.

banner

“Më ka thënë që e kemi një material kështu-kështu, audio-incizim, se ju e keni incizu, e keni obligim me incizu, është e drejtë. Edhe i kam thënë: si po pret me të dhënë përgjigje hipotetike unë pa e ditur për çka bëhet fjalë? A ma dërgon audio-incizimin edhe pyetjet? Edhe ma ka dërguar transkriptin,” tha Lladrovci.

Ai shtoi se pas marrjes së transkriptit, vetë e kishte bërë publik reagimin e tij, pa u trembur nga përmbajtja e incizimit.

“Kur ma ka dërguar transkriptin, unë e kam botuar vet, e kam publikuar vet. Pse? Sepse s’trembem prej asnjë fjale. Por kam thënë: audio-incizimi është i prerë, i sakatuar. Asnjë fjalë s’e kam mohuar, kam thënë se krejt janë fjalët e mia, por mungojnë edhe fjalë të tjera që unë kam folur. Është i prerë, është i montuar,” ka theksuar ai.

Kryetari i Drenasit shtoi se në takim kanë qenë të pranishëm edhe persona të tjerë dhe se emrat e tyre i kishte dërguar te gazetari.

“Prandaj kam thënë që janë edhe katër vetë të tjerë, edhe me emra t’i kam dërguar te gazetari yt, edhe ti nuk e ke marrë mundimin fare me u marrë me të tjerët,” tha Lladrovci.

Në kundërpërgjigje, gazetari Lirim Mehmetaj u shpreh se është marrë me të gjithë personat e përmendur.

“Krejt i kemi pyetur, i kemi publikuar, po ashtu i kemi pasur në Vox Kosova, emër për emër, përveç njërit që s’kemi gjetur numrin,” tha Mehmetaj në studio.

‘’Nuk është as etike e as profesionale, një gazetar me botu një audioincizim të prem të sakatuem. Ti duhet me thënë kërkoj falje ose sjam kan i kujdesshëm ose jam pagu për atë punë’’.

‘’asnjë fjalë, unë publikisht e thom dhe të gjithë ata që janë shqetësu, unë ju them që çdo fjalë është e jemja dhe ju dhem se çdo fjalë, ka vazhdim’’, ka thënë ndër të tjera ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy